Tetë raste të dhunës në familje kanë ndodhur javën e kaluar në Ferizaj.
Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, bën të ditur se prej tyre gjashtë raste janë raportuar në Ferizaj dhe dy raste në Shtërpcë.
Në njoftimin e bërë për media thuhet se, me vendim nga Prokuroria Themelore në Ferizaj, shtatë persona janë ndaluar në mbajtje dhe një person është liruar në procedurë të rregullt hetimore.
“Policia Rajonale e Ferizajt rastet e dhunës në familje i ka trajtuar në mënyrë profesionale nga policë primarë dhe hetues rajonal të Njësisë së Dhunës në Familje”, thuhet në njoftimin e bërë për media.
Policia apelon tek qytetarët që të raportojnë rastet e dhunës në familje dhe fton qytetarët që të bashkëpunojnë më policinë. Për të gjitha rastet e dhunës në familje të njoftojnë menjëherë policinë, stacionin më të afërt, apo përmes aplikacionit digjital ‘’Lajmëro Policinë ‘’ dhe në numrat kujdestarë : 192 ,0290/326-250 & 0290/322-406.