/

Podujevë: Hajdutët hynë në një shtëpi, vjedhin para dhe stoli ari

Një vjedhje e rëndë ka ndodhur më 2 prill në fshatin Surkish të Podujevës.

Policia bën të ditur se persona të panjohur kanë depërtuar me forcë në një shtëpi, ku kanë arritur të marrin para dhe stoli ari.

“Është raportuar se në shtëpinë e viktimës mashkull kosovar persona të panjohur kanë depërtuar me forcë dhe nga aty kanë arrit të marrin një TV në vlerë rreth 300 euro, para kesh në vlerë rreth 1250 euro si dhe stoli ari në vlerë të konsiderueshme”, thuhet në njoftim.

Policia njofton tutje se rasti është në procedurë hetimore.

Leave a Reply

Your email address will not be published.