/

Vdes një punëtor i “Trepçës” , bie nga lartësia e objektit

Një punëtor i minierës “Trepça” ka gjetur vdekjen në vendin e tij të punës.

Dyshohet se ai ka rënë nga një lartësi e objektit. Kështu ka konfirmuar Avni Zahiti, zëdhënës i policisë për rajonin e Mitrovicës.

Zahiti tha se lidhur me rastin kanë nisur hetimet.

“Sot, rreth 07:00, Policia ka pranuar informatën se në vendin e tij të punës brenda kompleksit industrial ” Trepça” është gjetur pa shenja jete viktkma mashkull 58 vjeçar. Bazuar në hetimet fillestare dyshohet se viktima ka rënë nga një lartësi e objektit. Hetuesit policor me autorizim të prokurorit kanë nisur hetimet për identikfikimin dhe zbardhjen e rrethanave të rastit. Me urdhër të  prokurorit trupi i pa jetë dërgohet në IML për obduksion”, tha Zahiti.

Leave a Reply

Your email address will not be published.