/

Kurti e quan Dejona Mihalin bashkëpunëtore të kamotshme dhe me vlera të larta

Kryeministri i Kosovës, ka thënë se në takimin me krerët më të lartë shtetëror në Shqipëri, nuk ka qenë pjesëmarrëse Dejona Mihali, raporton DTV.

Këtë të fundit e quajti bashkëpunëtore të kamotshme dhe me vlera të larta.

Duke iu përgjigjur pyetjes së deputetes së PDK-së, Ganinete Musliu, e cila e tha se Mihali ka qenë pjesëmarrëse në këto takime, Kurti i mohoi.

“Dijona Mihali është bashkëpunëtore e imja e kahmotshme dhe ajo ka vlerë të shtuar në rolin e saj edhe si drejtuese në komitetet profesionale dhe punës që bën me Kuvend për koordinimin e Grupit Parlamentar për nga fushat profesionale”.

“Zonja Mihali nuk ka qenë pjesë e takimeve me kryeministrin Rama, presidentin Begaj e kryeparlamentaren Nikolla”, tha Kurti.

Leave a Reply

Your email address will not be published.