Një rast i rëndë është raportuar të ketë ndodhur në Prishtinë.
Policia përmes raportit 24 orësh bën me dije se ka përfunduar në pranga i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se e ka therur me thikë viktimën femër kosovare.
Viktimës iu është ofruar tretman mjekësor e më pas është liruar për në shtëpi.
Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.