Një aksident me vdekje ka ndodhur në aksin rrugor Rrogozhinë – Lushnje rreth orës 03:00 të mëngjesit.
Ngjarja ka ndodhur pranë fshatit Zhamë, ku një karroatrec ka përplas një këmbësor, duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme.
Viktima nuk është identifikuar ende. Ndërsa shoferi i mjetit, 27-vjeçari me iniciale M.Ç. banues në Levan u shoqërua në komisariatin e policisë për kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale.Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit dhe identifikimin e shtetasit që ka ndërruar jetë, njofton tvklan, transmeton DTV.
DTV