Policia e Kosovës ka bërë të ditur se gjatë rregullimit të një veture dje në Prizren nga disa persona është hasur në dy granata dore.
Në raportin 24-orësh thuhet se njësia për dominim e FSK-së ka bërë tërheqjen e mjeteve shpërthyese.
Rasti në Policinë e Kosovës është iniciuar “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”, ndërsa me urdhër të ka shkuar në procedurë të rregullt.
“Prizren 09.04.2023 – 13:00. Është pranuar raportuar se gjatë rregullimit të një veture është hasur në dy granata dore. Njësia për deminim e FSK-së ka bërë tërheqjen e mjeteve shpërthyese. Me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës.