Gjykatësi Charles Smith ka nisur seancën me një urdhër me gojë lidhur me mocionin që ka parashtruar mbrojtja e Rexhep Selimit.
Smith bëri të ditur se turpi gjykues miraton mocionin e parashtruar nga mbrojtja e Selimit.
“Mbrojtja e Selimit kërkon që të përjashtohet dëshmia e dëshmitarit Ë02652 për provat që janë jashtë kuadrit kohor të ngjarjeve që paraqiten në aktakuzë. Mbrojtja e Selimit mendon se incidenti nuk është përkatës dhe shton se turpi gjykues nuk duhet të pranoj si prova me qëllim që fillimisht të vlerësohet rëndësia që ka në një fazë të mëvonshme si praktika pasi kjo praktikë është konsumuese dhe çorientuese”, ka thënë Smith.
Gjykatësi theksoi se nuk ka asnjë tregues që i akuzuari është i përfshirë në incidentin e dytë dhe as nuk ka informacion të verifikueshëm që UÇK ka qenë e përfshirë në këto incidente.
“Pranueshmëria e këtyre provave mund të shkaktoj cenim të padrejtë të të akuzuarave. Trupi gjykues miraton mocionin e mbrojtjes së Selimit, nuk lejohet ZPS-ja të bëjë pyetje për incidentet e përshkruara në paragrafin 3,16,23 të materialit. Duhen redaktuar referencat për këto sulme nga dëshmia e dëshmitarit”, tha Smith.
DTV