Ka përfunduar dëshminë e saj, dëshmitarja W04474 në rastin ndaj Thaçit dhe të tjerëve.
Gjykatësi Charles Smith e falënderoj për dëshminë e saj në këtë proces gjyqësor. E njëjta pastaj u largua nga salla.
Smith tha se pas kësaj do të kemi dëshminë e dëshmitarit 2652.
Avokati i Veselit, Ben Emerson kërkoi nga gjykatësi Smith që të kalohet në seancë të mbyllur para se të sillet dëshmitari.
“Para se të sillet dëshmitari në seancë duam të ngremë një çështje në seancë private lidhur me këtë dëshmitarë”, tha Emerson.
DTV