/

Plas sherri në argjendari, klienti rrah shitësen

Një klient i nevrikosur ka sjellë gjithë policinë në argjendarinë Rexha në zonën e ish bllokut në Tiranë.

DTV mëson nga dëshmitarët pranë vendit të ngjarjes se klienti ka rrahur shitësen e argjendarisë në rrethana ende të pasqaruara nga autoritetet. Shkak mësohet se është bërë një orë që ai kishte blerë në këtë argjendari.

Pranë biznesit shihen forca të shumta policie. Nga ana e policisë ende nuk ka informacion zyrtar lidhur me ngjarjen. Pritet një deklaratë në vijim për të qartësuar rrethanat e sherrit dhe gjendjen e shitëses së dhunuar.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published.