/

Ursula von der Leyen paditet për negociata “private” me Pfizer

BERLIN, GERMANY - NOVEMBER 08: Incoming President of the European Commission Ursula von der Leyen speaks to the media following talks with German Chancellor Angela Merkel at the Chancellery on November 8, 2019 in Berlin, Germany. Von der Leyen, who was previously Germany’s defense minister, is due to succeed current European Commission President Jean-Claude Juncker. (Photo by Sean Gallup/Getty Images)

Lobisti belg, Frederik Baldan, paditi Presidenten e Komisionit Evropian (KE), Ursula von der Leyen, para gjykatës belge në Liège me dyshimin se ajo personalisht ka negociuar me kompaninë Pfizer për prokurimin e vaksinave kundër coronavirusit.

Baldan i kërkon presidentes së KE-së dëmshpërblim në shumën prej 50 mijë eurosh për dëmin moral të shkaktuar. Ai pretendon se Von der Leyen negocioi prokurimin e vaksinave jashtë mandatit të dhënë asaj nga shtetet anëtare të BE-së. Vendet anëtare të BE-së ia dhanë mandatin KE-së, jo personalisht Ursula von der Leyen-it, theksoi Baldan.

Në rast se Presidentja e Komisionit Evropian fshinte mesazhet që ajo shkëmbeu me CEO të Pfizer Albert Burle, mund të krahasohet me shkatërrimin e dokumenteve administrative publike, pohon Baldan, shkruan Reuters.

Ai shton se nëse Von der Leyen nuk dëshiron të zbulojë përmbajtjen e mesazheve, ajo po kufizon në mënyrë arbitrare të drejtat e garantuara me kushtetutë dhe deklaron se, sipas ligjit belg, ky është një krim.

 

DTV

Leave a Reply

Your email address will not be published.