Ministria e Punëve të Jashtme të Austrisë ka reaguar për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës.
Austria ka thënë se ky proces është përmbushje e një kërkese të gjatë, që shënon një moment historik të rëndësishëm për perspektiven e BE-së.
“Sot në Parlamentin Evropian është marrë me votim pengesa përfundimtare për liberalizimin e vizave të BE-së për Kosovën, duke filluar më së voni më 1 janar 2024. Ky është përmbushja e një kërkese të gjatë dhe shënon një moment historik të rëndësishëm për perspektivën e BE-së! urime!”, ka shkruar në faqen e saj, Ministria e Punëve të Jashtme e Austrisë.