Milot Rashica ka vazhduar shkëlqimin me Galatasarayn në Superligën e Turqisë. Sulmuesi kosovar ka shënuar një tjetër gol me fanellën e gjigantit turk, në fitoren ndaj Alanyaspor me rezultat 1-4.
Rashica realizoi golin e katërt në këtë takim pas asistimit nga kanadezi Sam Adekugbe. 26-vjeçari realizoi golin e katërt në kampionat, teksa ka bërë edhe katër asistime. Ndërkohë vushtrriasi ka edhe dy gola të tjerë në Kupën e Turqisë në katër sfida.
“Paraqitje solide e ekipit, ne duhet ta mbajmë këtë ritëm dhe këtë përqendrim. I lumtur që e ndihmova ekipin me një gol. Shkojmë përpara luanë, të gjithë së bashku”, ka shkruar ylli kosovar në profilin e tij në Instagram.
Ylli i Kosovës, Rashica është i huazuar te Galatasaray nga Norwich City, me klubin turk që po bën të pamundurën për ta blerë përfundimisht kartonin e reprezentuesit kosovar.
DTV