/

Bie çmimi i naftës nëpër tregje ndërkombëtare

Çmimet e naftës kanë rënë në nivelin më të ulët në tre javët e fundit, nëpër tregjet ndërkombëtare.

Nafta e papërpunuar Brent ka rënë për 1.12 dollarë, a po 1.4 për qind, apo në çmim total prej 82 dollarë për barrel. Ndërsa nafta e papërpunuar e “West Texas” pësoi rënie prej 1.02 dollarë, apo 1.3 për qind, që me çmim total i bie të jetë 78.14 dollarë për barrel, raporton Reuters, përcjellë DTV.

Nga të dyja, rënia e regjistruar të mërkurën është 2 përqind, në pikën më të ulët që nga fundi i marsit.

Pas kësaj lëvizjeje, indeksi i dollarit amerikan ka shënuar rritje prej 0.3 pëqind gjatë kësaj jave, që është ngritja më e fortë që prej fundit të shkurtit.

 

 

DTV

Leave a Reply

Your email address will not be published.