/

Gjilan: Arrestohen babë e bir, ushtruan dhunë në familje

Dy persona, babë dhe djalë, janë arrestuar të mërkurën në Gjilan si të dyshuar për dhunë në familje dhe mospërfillje të gjykatës.

Sipas njoftimit të policisë, një grua ka njoftuar policinë se derisa ishte në qendra për punë sociale, aty kanë shkuar bashkëshorti dhe djali i saj dhe kanë tentuar me forcë ta nxjerrin prej atyre duke e kërcënuar.

“Gjilan, 19.04.2023 – 14:30. Ankuesja kosovare ka njoftuar policinë se derisa ishte në qendra për punë sociale aty kanë shkuar bashkëshorti dhe djali i saj dhe kanë tentuar me forcë ta nxjerrin prej aty duke e kërcënuar”, thuhet në raportin policor.

Po ashtu, viktima kishte edhe urdhër-mbrojtës nga gjykata për një rast të mëhershëm dhunë në familje.

Të dyshuarit janë arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.

 

DTV

Leave a Reply

Your email address will not be published.