//

RISI: Apple po krijon një program me Inteligjencë Artificiale që do t’ju tregojë se si të kujdeseni për shëndetin tuaj

E ardhmja se si duhet të kujdeseni për shëndetin tuaj është përmes Inteligjencës Artificiale me një trajner algoritmik që bën sugjerime të personalizuara se kur duhet të ushtroheni dhe të flini, çfarë ushqimesh të hani – madje edhe si të përmirësoni disponimin tuaj.

Të paktën, këtë duket se po e mendon ekipi i zhvillimit të Apple, transmeton DTV.

Bloomberg raportoi fillimisht për planin e gjigantit të teknologjisë për të krijuar një shërbim trajnues shëndetësor me AI, aktualisht në zhvillim i quajtur “Quartz”. Programi do të përdorte të dhëna nga përdoruesit e Apple Watch për të monitoruar rutinat e gjumit, të ushtrimeve, dietën dhe emocionet, më pas do të sugjeronte ndryshime për shëndetin të personalizuara bazuar në analizën e Inteligjencës Artificiale.

Sipas punonjësve të Apple, të cilët nuk ishin të autorizuar të flisnin publikisht për nismën e paparalajmëruar, mjeti i stërvitjes do të dalë në treg vitin e ardhshëm nëse zhvillimi përfundon në kohë.

Përmes Apple Watch për momentin ka monitor të rrahjeve të zemrës, gjurmues të fertilitetit dhe sensor të temperaturës. Ato gjithashtu mund të lexojnë nivelet e oksigjenit në gjak dhe të kenë një aplikacion elektrokardiogramë të integruar. Pajisjet gjithashtu mund të detektojë rëniet ose përplasjet dhe do të kontaktojnë automatikisht shërbimet e urgjencës nëse pronari i orës nuk e konfirmon se gjithçka është në rregull duke çaktivizuar alarmin.

 

DTV

Leave a Reply

Your email address will not be published.