//

Halaand “bishë” e golave, thyen edhe rekordin e Salah-ut

Sulmuesi norvegjez nuk ka të ndalur sivjet sa i përket shënimit të golave për Manchester Cityn.

Me shënimin ndaj Arsenalit ai këtë sezon është përfshirë në 57 gola në të gjitha garat prej tyre 49 herë ka shënuar dhe 8 të tjera ka asistuar përcjell DTV.

Kjo i bie 15 më shumë se çdo futbollist në top 5 ligat evropiane.

Halaand më këto shifra i bie që asiston ose shënon çdo 58 minuta.

Por nuk përfundon me kaq.

Ai ka shënuar në këtë sezon në Premier League deri më tani 33 gola që është rekord i ri në garën me 38 ndeshje.

Rekordin e mbante Mohamed Salah që në sezonin 2017/2018 kishte shënuar 32 gola.

Po ashtu Halaand pas vetes i ka lënë emrat si Luis Suarez, Cristiano Ronaldo dhe Alan Shearer që kanë nga 31 gola brenda sezonit.

 

 

DTV

Leave a Reply

Your email address will not be published.