//

Arrestohet në Shkodër 34-vjeçari që dyshohet se e vrau kushëririn pasi ia kërkoi paratë e qirasë

Është arrestuar pas 21 orësh ndjekje nga policia, L.V., 34- vjeçar, i dyshuar si vrasësi i P. V. mesditën e djeshme në Shkodër.

34-vjeçari ishte strehuar në banesën e një gruaje, në rrugën “Pjetër Budi”, Shkodër, pasi kishte kërcënuar pronaren e kësaj banese për t’i hapur derën dhe për të mos e denoncuar në polici.

Policia ka gjetur dhe sekuestruar një armë zjarri automatik, me të cilën dyshohet se 34-vjeçari vrau P. V.

51-vjeçari mbeti i vrarë me armë zjarri mesditën e së martës në Shkodër. Ngjarja ndodhi në lagjen “Skenderbeg” dhe viktima ishte i vetëm në shtëpi kur i dyshuari është futur në banesë dhe e ka qëlluar duke e lënë të vdekur.

Shkaku i ngjarjes dyshohet se është një konflikt për paratë e qirasë së banesës.

L. V. jetonte në Itali dhe prej një muaji ishte kthyer në vendlindjen e tij. Banesën në lagjen “Skenderbeg” ia kishte lëshuar me qira, personit që dyshohet se i mori jetën, njofton TopChannel.

Ai i ka kërkuar autorit paratë e qirasë së disa muajve dhe t’ia lirojë banesën, por ky i fundit ka debatuar me të.

Pas konfliktit të vazhdueshëm, L. V. është larguar nga shtëpia, duke u kthyer me një arme zjarri. Autori i dyshuar është futur në banesë dhe e ka gjetur të vetëm qiradhënësin, duke e qëlluar për vdekje.

 

DTV

Leave a Reply

Your email address will not be published.