Një 10 vjeçar është sulmuar nga qentë endacakë duke i shkaktuar lëndime trupore.
Rasti ka ndodhur mbrëmjen e së martes në fshatin Milloshevë.
Viktima është dërguar për trajtim në Qendrën Klinike dhe Universitare.
Lidhur me rastin detaje për DTV ka dhënë Naser Syla, drejtor i Emergjencës.
“Është një fëmijë i vitit 2012-të, ka qenë në emergjencë. Pasi e ka marrë trajtimin ishte liruar për në shtëpi. Sot i njëjti është kthyer sërish për fashim dhe është dërguar për trajtim në Klinikën Infektive. Pra, pasi është trajtuar në Kirurgjinë Plastike, atij i është rekomanduar që të vendoset në Klinikën Infektive, ku edhe sigurisht do të përcillet gjendja e tij”, tha Syla.
DTV