Policia ka bërë të ditur se ka arrestuar një person për “Grabitje në tentativë”, pasi i njëjti ka tentuar që të kryej veprën penale në objektin e institucionit mikrofinanciar “Finca” në Prizren.
Sipas policisë, i dyshuari i cili ishte i maskuar është konfrontuar me punëtorin e sigurimit, të cilit i ka shkaktuar lëndime në kokë, e më pas është larguar nga vendi i ngjarjes.
“Janë ndërmarrë veprime të duhura hetimore, në vendngjarje është gjetur një qelës i veturës së të dyshuarit e më pas edhe vetura të cilën i njëjti e ka pasur në përdorim, WV Passat ,ngjyrë e zezë, e cila me urdhër te Prokurorit është sekuestruar”.
“Më datë 04.05.2023 rreth orës 21:50 i dyshuari është lokalizuar dhe është arrestuar. I njëjti intervistohet në prezencë të avokatit mbrojtës. Te dyshuarit i është gjetur në posedim një arme zjarri – pistoletë e cila sekuestrohet”, ka bërë të ditur policia, transmeton DTV.
Tutje, policia ka bërë të ditur se ndaj të dyshuarit, me urdhër të Prokurorit të Shtetit, është shqiptuar masa e ndalimit për 48 orë.
DTV