//

Kupa e Greqisë mund të luhet në Tiranë, Air Albania është opsion

Në Greqi ka nisur të marrë gjithnjë e më shumë jetë ideja që finalja e Kupës së Greqisë të zhvillohet në Shqipëri në impiantin Air Albania.

Sfida mes AEK të Athinës dhe PAOK-ut të Selanikut ishte planifikuar të luhej ditën e sotme, por për shkak të trazirave që pritej të ndodhnin nga tifozeritë e dy skuadrave, policia nuk mori përsipër organizimin.

Në këtë formë, Federata Greke nisi të mendoj për ta zhvilluar këtë sfidë jashtë kufijve me Qipron opsionin e parë.

Por, qipriotët refuzuan ta merrnin përsipër organizimin dhe në këtë pikë, grekët kanë marrë miratimin nga Federata Shqiptare që ndeshjen mes AEK-ut dhe PAOK-ut ta zhvillojnë në Tiranë, në stadiumin Air Albania.

Dy opsione të tjera janë edhe Serbia me Rumaninë, por për momentin vetëm nga Shqipëria ka një përgjigje pozitive dhe mbetet për t’u parë tashmë si do të vendosë Federata Greke. Ndeshja mes PAOK dhe AEK është planifikuar të luhet më datë 24 maj.

 

DTV

Leave a Reply

Your email address will not be published.