Një grua në Pejë ka njoftuar policinë se është sulmuar fizikisht nga ish-gruaja e bashkëshortit të saj, shtetase e huaj.
Organet e rendit bëjnë të ditur se e dyshuara gjatë incidentit po ashtu ka dëmtuar edhe derën e hyrjes së shtëpisë. Ajo është dërguar për kontroll mjekësore dhe sipas mjekëve ka nevojë për trajtim psikiatrik.
Me vendim të prokurorit, e dyshuara është dërguar për trajtim psikiatrik në mbikëqyrje të policisë.
DTV