Google prezantoi të mërkurën pajisje dhe softuer të rinj në konferencën e saj të zhvilluesve I/O, derisa fokusi i veçantë i kësaj konference ishte inteligjenca artificiale.
Në këtë konferencë gjiganti teknologjik prezantoi gjithashtu telefonin e saj të parë të palosshëm Pixel Fold, transmeton DTV.
Smartphone-i Pixel Fold fillon nga një çmim prej 1,799 dollarësh dhe porositë janë hapur nga tani dhe dërgesat fillojnë muajin tjetër.
Kompania thotë se është telefoni i palosshëm më i hollë në treg, duke u mbështetur në një konfigurim të dukshëm me dy bateri dhe lente të holla të kamerës për të arritur dimensionet e kërkuara.
Pajisja do të ketë një ekran 7.6 inç kur hapet.
Tablet Mode, një veçori e re për Pixel Fold, i lejon përdoruesit të vendosin kamerën në një tavolinë dhe të bëjnë fotografi të veçorive astronomike ose pamje të tjera nga afër. Do të mundësojë gjithashtu një modalitet selfie që përfiton plotësisht nga kamera e jashtme më e fuqishme.
Produkti “Google Translate” mund të ofrojë një përkthim të drejtpërdrejtë, në të folur midis dy personave dhe përdorë të dy ekranet për të ofruar përkthim të vazhdueshëm përpara dhe mbrapa në të dyja anët.
Google kishte paralajmëruar më herët telefonin Pixel Fold përpara ngjarjes I/O.
Telefoni përmban një ekran të madh të brendshëm dhe një ekran të madh përpara. Pixel Fold do të konkurrojë drejtpërdrejt me pajisjet e Samsung në SHBA dhe do t’i bashkohet telefonave të ngjashëm të palosshëm të lansuar nga kompani kineze si Oppo, Xiaomi dhe Huawei.
DTV