Njësitë policore kanë ndaluar një veturë të cilën e drejtonte një person i dyshuar, pasi i njëjti kishte tentuar që të kalonte vijën kufitare përmes rrugëve dytësore.
Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur të mërkurën rreth orës 20:30 në fshatin Bistricë në Leposaviq.
Tutje bëhet e ditur se gjatë kontrollit në veturë janë gjetur dhe konfiskuar një sasi e cigareve të cilat ishin të kontrabanduara.
“Me vendim të prokurorit malli i kontrabanduar i është dorëzuar njësisë së doganave, kurse i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raport.
DTV