Një aksident i rëndë me pasojë vdekje ka ndodhur pak pas mesnate në afërsi të TEG-ut në Tiranë.
Nga aksidenti ka mbetur i vdekur shoqëruesi i ambasadorit rus në Tiranë, ndërsa është plagosur rëndë një person tjetër që ndodhej në vendin e pasagjerit.
Burime bëjnë me dije se i plagosuri është dërguar në spitalin e Traumës në Tiranë, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Makina me targa diplomatike model “Hyundai Tucson” me targa “CD”, është përplasur në rrugën Sauk-TEG dhe është përmbysur.
Sipas raportimeve, në aksident dyshohet se janë përfshirë të paktën 3 makina. Njëra prej tyre ka përfunduar e përmbysur në anë të rrugës, duke u shkatërruar thuajse tërësisht.
Rrethanat e aksidentit të rëndë momentalisht nuk dihen.