Drejtoresha e shkollës në fshatin Bosce, ka njoftuar se disa të persona të panjohur kanë hyrë brenda shkollës, ku dyshohet se kanë ndezur bombolën e gazit duke djegur disa materiale të mëndafshta.
Me ç’rast, Policia e Kosovës ka njoftuar se lidhur me rastin kanë arrestuar një të mitur, i cili është intervistuar në bazë të procedurave ligjore.
Njëherit, është dëmtuar dera e ambulancës së mjekësisë familjarë në Kamenicë, njëherit janë vjedhur disa gjësende të imta.
“Me datën 11.05.2023 rreth orës 17:00 Stacioni Policor Kamenicë është njoftuar se në ambulancën e mjekësisë familjare në Kamenicë dega në fshatin Bosce nga persona të pa njohur është dëmtuar dera e kësaj ambulante. Në këtë rast përveç dëmeve materiale ishin vjedhur edhe disa gjësende të imta. Njësiti i hetimeve të Stacionit Policor Kamenicë si rezultat i një pune të shpejtë hetimore, mirë të organizuar operacionale, sot me datën 12.05.2023 ka arrestuar një të dyshuar të mitur (viti i lindjes 2009, mashkull kosovar rom) i cili është intervistuar në bazë të procedurave ligjore.Nga prokurori i shteti rasti është cilësuar “Vjedhje e rëndë’’ dhe “Dëmtim i pronës’’, rast i cili do të procedohet në prokurorinë themelore, ndërsa i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet tutje në komunikatën e policisë./teve1.info/”, thuhet në komunikatën e policisë.