//

Vitia në Ditën Ndërkombëtare të tyre u kërkon infermierëve të ofrojnë shërbime cilësore për qytetarët

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia ka marrë pjesë në promovimin e Manualit të Procedurave Standarde të Infermierisë në Kujdesin Parësor Shëndetësor, raporton DTV.

Me këtë rast ai i ka uruar infermierët për Ditën Ndërkombëtare të tyre, duke kërkuar që të ofrojnë shërbime sa më cilësorë për qytetarët.

Vitia infermierët i ka quajtur boshti i sistemit shëndetësor, për çka u ka garantuar mbështetjen e vazhdueshme.

“Ky manual është realizuar falë punës së ekspertëve, por mbi të gjitha me angazhimin e infermierëve, që janë boshti i sistemit tonë shëndetësor. Roli i infermierisë është i rëndeshim prandaj zhvillimi i vazhdueshëm dhe edukimi është i domosdoshëm”.

“Manuali përveç zbatimit duhet të përshihet si literaturën në shkollat e mesme dhe fakultetet e studimeve shëndetësore. Do të hartojmë edhe dy manual të tjera. Shpreh mirënjohjen time për ata që punuan në këtë manual. Urime 12 Maji, ofroni shërbime sa ma cilësore për qytetarët tanë”.

Nënkryetari i Odës së Infermierëve, Xhemajl Dugolli, u zotua për ofrimin e shërbimeve cilësore dhe falënderoi ministrin për bashkëpunimin.

“Sot shënohet kjo ditë në gjithë botë, uroj që bashkë më Ministrinë të kemi edhe aktivitet të tjera si ky sot të jenë të vazhdueshme në ofrimin e kujdesit për shërbime sa më cilësore për qytetarët”.

“Do të jemi përkrah të të gjitha këtyre aktivitete, e përgëzojë grupin punës dhe uroj që manualit t’i shërbeje komunitetit”.

Fetije Huruglica, infermiere në pension kë kërkuar bashkëpunimin e të gjithë për të arritur sa më shumë suksese, raporton DTV.

“Iu kisha lutur që të bashkëpunimi se është me rëndësi sepse infermieria është shtylla e sistemi, iu uroj për Ditën e Infermierisë. Jam pensioniste, por jam infermiere gjithë jetën”.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published.