Oda e Mjekëve të Kosovës njofton për vdekjen e Prof. Dr. Veprim Shehu, specialist i Pulmologjisë.
OMK shkruan se “Prof. Dr. Veprim Shehu përfundoi studimet në Fakultetin e Mjekësisë së Përgjithshme në Universitetin e Prishtinës, ndërsa specializimin dhe PhD, në drejtimin e pulmologjisë, i përfundoi në Universitetin Hacitepe, në Ankara”.
“Prof. Dr. Shehu u ka shërbyer qytetarëve në spitalin Maltepe në Stamboll dhe së fundi në Kolegjin AAB si mësimdhënës. Oda e Mjekëve të Kosovës shpreh ngushëllimet më të sinqerta miqve dhe familjarëve të tij”, thuhet në postimin e OMK-së.
DTV