Presidenti turk, Rexhep Tayyip Erdogan, ka bërë të ditur se Aleanca e Popullit e udhëhequr nga ai ka filluar përgatitjet për votimin e raundit të dytë të zgjedhjeve presidenciale të 28 majit.
“Vullneti i shfaqur në kutinë e votimit është i shenjtë. Si aleancë, ne menjëherë filluam përgatitjet për 28 maj. Sot, unë zhvillova takimet e mia me të gjithë liderët (partiakë)”, tha presidenti Erdoğan gjatë transmetimit të tij të parë drejtpërdrejt me ‘CNN Turk’ dhe ‘Kanal D’, pas zgjedhjeve presidenciale dhe parlamentare të së dielës së kaluar.
Të dielën, miliona votues u drejtuan në kutitë e votimit për të zgjedhur presidentin e vendit dhe anëtarët e parlamentit prej 600 vendesh, shkruan Anadolu, transmeton DTV.
Aleanca e Popullit e presidentit Erdogan fitoi shumicën në parlament, ndërsa gara presidenciale do të shkojë në raundin e dytë më 28 maj.
Në raundin e parë të mbajtur më 14 maj, asnjë kandidat nuk fitoi një shumicë të plotë, megjithëse presidenti aktual, Erdoğan, kryesoi.
Erdogan në raundin e dytë do të përballet me kreun e opozitës më të madhe, Kemal Kılıçdaroglu, kandidatin e përbashkët të Aleancës Kombëtare të përbërë nga gjashtë parti opozitare.
“Do të doja të falënderoj qytetarët e mi për pjesëmarrjen rekord. Ne patën një festë të madhe të demokracisë që i ka hije Türkiyes. Ajo mund të jetë unike në botë. Pjesëmarrja ishte rreth 90 për qind”, tha Erdoğan, duke shtuar se ai pret pjesëmarrje të lartë edhe në raundin e dytë.
Ai shtoi se është e nevojshme të shfrytëzohen mirë 12 ditët e ardhshme.
“Unë do të vizitoj një pjesë të zonës së goditur nga tërmeti këtë fundjavë. Nuk po mendoj të mbaj mitingje, por mund të bëjmë takime në zonën e tërmetit”, tha ai.
DTV