Haxhi Krasniqi mezi po pret që të zbresë në ring në tokën e prindërve të tij, aty ku u lind dhe ku u rrit.
Ish-kampioni i botës në boksin profesionist thotë se populli shqiptar e ka merituar një mbrëmje të madhe boksi si ajo e 5 gushtit, shkruan DTV.
Junikasi po bëhet gati për meçin e radhës, i cili do të mbahet në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.
“Si bir i prindërve shqiptarë, si fëmijë i luftës në Kosovë dhe si kampioni i parë botëror, me prejardhje shqiptare, në boksin profesionist, gjithmonë e kam ndjerë obligim të bëj një mbrëmje të madhe të boksit në Prishtinë dhe tani ka ardhur koha, të dashur fansa dhe miq! Luftën e radhës do ta bëj në stadiumin e futbollit të Prishtinës (Stadiumi Fadil Vokrri) më 5 gusht 2023, duke i ofruar një Event të madhë atdheut tim. Unë po e pres me padurim këtë mbrëmje dhe shpresoj që të kem bërë të lumtur edhe shumë prej jush miq të dashur. I juaji, R. K.”, ka shkruar Krasniqi.
Boksieri kosovar me pasaportë gjermane synon ta rikthejë titullin e kampionit të botës.