/

Vidhen një shumë e konsiderueshme parash dhe stoli ari nga Teqja e Madhe e Gjakovës

Një vjedhje është raportuar se ka ndodhur në mëngjes në Teqenë e Madhe në Gjakovë.

Ankuesi ka raportuar se nga ky objekt janë vjedhur një shumë e konsiderueshme parash dhe stoli ari.

“Mund t’ju konfirmoj se sot në mengjes ankuesi mashkull, kosovar ka raportuar në polici se person-a të dyshuar të panjohur, kishin hyrë në shtëpinë e tij në rrugën “Mazllum Lakuci” në Gjakovë dhe i kishin vjedhur një shumë të konsiderueshme parash (në valuta të ndryshme) dhe disa stoli ari”, ka thënë Sheremet Elezaj, zëdhënës i policisë për rajonin e Gjakovës.

Rasti është duke u hetuar në drejtim të veprës penale “Vjedhje e rëndë”.

Leave a Reply

Your email address will not be published.