Në fshatin Soqanicë të Leposaviqit është raportuar se është shtënë me armë zjarri nga një veturë.
Policia ka gjetur veturën të braktisur dhe brenda saj ishte një AK-47.
Sipas policisë, vetura në fjalë është goditur nga një veturë në lëvizje e cila nuk ka mundur të identifikohet nga zyrtarët policorë.
Rasti është duke u hetuar.
Njoftimi i plotë i policisë:
SHKAKTIM I RREZIKUT TË PËRGJITHSHËM/Fsh. Soqanicë, Leposaviq 22.05.2023 . Është raportuar nga një qytetar, se nga një veturë është shtënë me armë zjarri, policia ka gjetur veturën të braktisur dhe brenda saj ishte një AK-47. Gjatë kryerjes së detyrës dhe lëvizjes së veturës së sekuestruar, vetura në fjalë është goditur nga një veturë në lëvizje e cila nuk ka mundur të identifikohet nga zyrtarët policorë. Rasti në procedurë hetimore përderisa është njoftuar edhe prokurori kujdestar.
DTV