//

Akil Gjakova kalon në raundin e tretë të Grand Prixit të Austrisë

Xhudisti nga Kosova, Akil Gjakova ka kaluar në raundin e tretë të Grand Prixit që po mbahet në Linz të Austrisë.

Gjakova i ka nisur mirë garat në Austria, duke fituar në dy raundet e parë në kategorinë deri në 73 kilogramë.

Në raundin e parë, Akili e mposhti me ‘ippon’ garuesin nga Kazakistani, Darkhan Koibagar.

Në raundin e dytë, Gjakova u ndesh me me xhudistin nga Austria, Herbert Wicker.

Edhe austriaku e pati fatin e njejte duke pësuar humbje brenda minutës së parë, duke u mposhtur me ‘ippon’.

Leave a Reply

Your email address will not be published.