Një person është arrestuar nën dyshimin se ka dëbuar nga shtëpia viktimën femër.
Në raportin e Policisë së Kosovës, bëhet e ditur se rasti ka ndodhur të enjten rreth orës 22:30, në Gjakovë.
Tutje bëhet e ditur se viktima nuk ka dashur të pranoj trajtim mjekësor dhe me dëshirën e saj është kthyer në shtëpi.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se ka dëbuar nga shtëpia viktimën femër kosovare. Viktima nuk ka dashur të pranoj trajtim mjekësor dhe me dëshirën e saj është kthyer në shtëpi”, thuhet në raport.
Po ashtu në raport bëhet e ditur se me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.
DTV