//

Abbott: Sulmet ndaj KFOR-it dhe gazetarëve të papranueshme, të ndërmerren masa menjëherë

Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Nicholas Abbott, i ka quajtur kriminale dhe të prapranueshme sulmet nga personelit të KFOR-it dhe gazetarëve në veri të Kosovës.

Përmes një postimi në Facebook, Abbott ka thënë se duhet të ndërmerren veprime të menjëhershme për të depërshkallëzuar situatën.

“Sulmet ndaj personelit të KFOR-it dhe gazetarëve janë kriminale dhe të papranueshme. Siç e ka bërë jashtëzakonisht të qartë Quint – duhet të ndërmerren veprime menjëherë për të depërshkallëzuar dhe ulur tensionet”, ka shkruar Abbott.

Reagimi i Abbott vjen pas tensioneve në veri ku protestuesit serbë janë përplasur me personelin e KFOR-it dhe gjatë gjithë ditës ka pasur sulme ndaj gazetarëve që po raportojnë nga atje.

 

 

DTV

Leave a Reply

Your email address will not be published.