Dy motra në Prishtinë, janë rrahur mes vete. Policia raporton se pas një mosmarrëveshje, viktima femër është sulmuar fizikisht nga motra e saj.
“Viktima femër kosovare, ka raportuar se pas një mosmarrëveshje është sulmuar fizikisht nga motra e saj e dyshuara femër kosovare. Palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit, janë liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e policisë së Kosovës.
DTV