Protestuesit serbë në Zveçan e kanë sulmuar veturën me të cilën po udhëtonin një grup i gazetarëve të EuroNews Albania, Top Channel dhe gazetari Xhemajl Rexha.
Kreu i Asociacionit të Gazetarëve të Kosovës, Xhemajl Rexha, i cili po udhëtonte me të njëjtën veturë, tha se vetura është ngjyrosur me sprej dhe i janë hequr targat.
“Vetëm 20 metra larg një legjioni ushtarësh të NATO-s, vetura me të cilën po udhëtoja me ekipet e @topchanneltv dhe @EuronewsAlbania u sulmua, u spërkat me sprej, iu hoqën targat, në Zveçan. Turma e maskuar prapa nesh na fyente”, tha Rexha, në një shkrim në Twitter.
DTV