Policia e Kosovës, ka arrestuar tre të dyshuar për dëmtimin e një flamurit serb në Graqanicë.
Sipas PK-së, rasti dyshohet të ketë ndodhur në orët e hershme të mëngjesit, dhe se menjëherë kanë nisur një hetim i cili ka rezultuar me identifikimin dhe arrestimin e tre personave të dyshuar.
Ndaj personave të dyshuar është hap rast, për veprën penale asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë, ndërkohë që hetuesit po kryejnë procedurat e nevojshme hetimore në koordinim me prokurorinë përkatëse.
Të arrestuar janë, E.B, mashkull, 22 vjeç, Sh.V. mashkull, 22 vjeç dhe E.G, mashkull, 31 vjeç.
DTV