Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës ka reaguar pas sulmeve ndaj gazetarëve në Leposaviq, nga protestuesit serbë.
AGK ka thënë se e ka kontaktuar menjëherë Policinë e Kosovës që t’u sigurojë një perimetër të sigurt të raportimit gazetarëve.
Në fund, AGK-ja u ka bërë thirrje të gjithë gazetarëve që të respektojnë udhëzimet e dhëna nga zyrtarët e Policisë së Kosovës që janë prezent atje, dhe të kenë kujdes të shtuar gjatë raportimit.