Një numër i madh i punëtorëve shëndetësorë të spitalit të Mitrovicës së Veriut i janë bashkuar serbëve të tjerë të mbledhur në Zveçan.
Në qytetin ku të hënën pati sulme ndaj pjesëtarëve të KFOR-it që rezultuan me lëndimin e 30 ushtarëve, sot janë mbledhur një numër shumë i madh serbësh, raporton nga atje gazetarja.
Punëtorët shëndetësorë po qëndrojnë në rreshtat e parë, para pjesëtarëve të KFOR-it.
KFOR-i i ka shtuar masat e sigurisë përreth objektit komunal në Zveçan, duke vendosur dy rende telash me gjemba një mbi një, njësoj sikurse në Leposaviq.
DTV