/

Sulmohet vetura mediale në Zveçan, i 17-ti sulm ndaj mediave që nga e hëna

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës ka bërë të ditur se vetura e ekipi të Kallxo.com është sulmuar në Zveçan.

AGK ka bërë të ditur se nga fotografitë e publikuara nga media shihet se protestuesit i kanë thyer xhamat e veturës.

“Ky shënon sulmin e 17 ndaj medieve që po raportojnë nga komunat veriore të Republikës së Kosovës, që nga dita e hënë”, thuhet në njoftimin e AGK-së.

Tutje, AGK-ja u ka bërë thirrje të gjithë gazetarëve, kameramanëve e fotoreporterëve që të kenë kujdes të shtuar dhe në asnjë mënyrë të mos e rrezikojnë sigurinë e tyre për hir të raportimit.

 

 

 

DTV

Leave a Reply

Your email address will not be published.