/

Sekuestrohen barna pa banderola në Skenderaj

Njësitet e Doganës së Kosovës kanë kryer kontroll në një barnatore të dyshuar për mallra të kontrabanduara në Skenderaj, gjersa kanë sekuestruar barna pa banderola.

Në njoftim thuhet se kontrollet janë kryer pas pranimit të informatave nga qytetarët.

“… Zyrtarët e Doganës kanë kryer një kontroll në një barnatore. Kontrolli ka zbuluar mallra, respektivisht barna të pa zhdoganuara (pa banderolla) në sasi të konsiderueshme. Të gjitha mallrat janë konfiskuar si dhe ka filluar procedura kundërvajtëse ndaj personit përgjegjës”, thuhet në njoftim.

Dogana e Kosovës ka aplikacionin eDogana për pajisjet e mençura Android dhe Ios, i cili mundëson lajmërim të parregullsive dhe sjelljeve jo profesionale me komunikim të sigurt dhe gjithashtu ofron shërbime tjera me qëllim të shërbimit ndaj qytetarëve dhe komunitetit të prodhuesve dhe tregtisë në përgjithësi.

 

DTV

Leave a Reply

Your email address will not be published.