Mbrëmjen e së shtunës është planifikuar të zhvillohet ngjarja më e madhe sportive e sezonit, e cila nuk është tjetër veçse finalja e Champions League mes Manchester Cityt dhe Interit. Mirëpo, atë ditë do të nisë një tjetër kampionat. Bëhet fjalë për kampionatin Europian të Seksit që do të zhvillohet në Suedi, ku do të marrin pjesë 20 burra dhe gra në vende të ndryshme të botës.
Ky eveniment do të shfaqet live online dhe ata që ndjekin zhvillimet do të mund të votojnë se kush “bie në sy” dhe kush duhet të largohet. Mirëpo, përveç votave të publikut, garuesit do të duhet të bindin të 5 gjyqtarët për aftësitë e tyre për të kaluar në fazën tjetër të reality show-t për të rritur.
Pjesëmarrësit do të angazhoheshin në aktivitete seksuale nga 45 minuta deri në 1 orë në ditë. Vendimi përfundimtar për fituesit do të merret pasi të merren parasysh faktorët si kimia në çift, njohuritë për seksin, niveli i qëndrueshmërisë etj.
Mediat sociale janë mbushur me reagime të ndryshme me njerëz që mbështesin ai nismë për të hequr ndrydhjet që lidhen me seksin, ndërsa të tjerët shprehën skepticizëm.