///

Kamera e ziles së derës filmon veturën teksa “fluturon në ajër”

Një kamerë e ziles së derës në Kaliforni ka filmuar pamjet e një veture e cila përplaset në një shtëpi.

Bëhet e ditur se përplasja ka ndodhur në Jurupa Valley të Kalifornisë.

Sipas pamjeve, një sedan i zi me shpejtësi të madhe “fluturoi” mbi dy vetura tjera dhe përfundoi duke u përplasur në garazhin e një shtëpie.

Departamenti i Zjarrfikësve të Qarkut Riverside ka njoftuar se incidenti ka shkaktuar dëme të mëdha materiale.

Fatmirësisht, shoferi ka dalë i sigurt nga automjeti dhe menjëherë është dërguar në spital për “lëndime të lehta”, ndërsa askush brenda shtëpisë nuk u lëndua.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published.