Të martën një grua ka vdekur në Vushtrri pasi ka rënë në bunar.
Vdekja e saj është konstatuar nga mjeku dhe është dërguar për obduksion nga Instituti Mjekësor Ligjor.
“Është raportuar se një femër kosovare ka rënë në bunar. Njësia e zjarrfikësve, emergjenca dhe policia kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë tërhequr trupin e pa jetë të viktimës”.
“Vdekjen e saj e ka konstatuar mjeku. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë është dërguar në IML për obduksion”.
DTV