Kryeministri Albin Kurti është përshëndetur me shefin e EULEX-it Lars Gunnar Wigermark pas përfundimit të mandatit të tij në krye të këtij misioni.
Në pritjen që u organizua për nder të tij, Kurti veçoi kontributin e EULEX-it gjatë tensioneve të fundit që ndodhën në veri të vendit.
“Mënyra më e përshtatshme që një qeveri mund të shprehë falënderimet e saj ndaj një organizate të huaj ndihmëse është t’ia dëshmojë asaj se nuk është më e nevojshme. Dhe gjithashtu, komplimenti më i lartë që mund t’i bëj ambasadorit Ëigemark, teksa mbylli tri vjet e gjysmë shërbim të shquar, është se nën udhëheqjen e tij, Misioni i Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit është bërë, në pjesën më të madhe, më shumë e panevojshme se kurrë më parë”, tha Kurti.
Duke shprehur mirënjohje të thellë për punën e tij në krye të kësaj organizate, shefi i ekzekutivit theksoi se qëllimi përfundimtar i institucioneve të huaja të ndihmës nuk është të qëndrojnë përgjithmonë në vendet që ata ndihmojnë. Përkundrazi, është për t’i përgatitur ato vende që të qëndrojnë në këmbët e tyre, transmeton DTV.
Sipas tij, sundimi i ligjit në Kosovë nuk ka qenë kurrë më i fortë dhe se Kosova ka bërë përparim të dukshëm në këtë fushë, veçanërisht në dy vitet e fundit.
DTV