/

Pamje nga shpërthimi në Mitrovicë, policia jep detaje për ngjarjen që ndodhi në orët e para të mëngjesit

Një shpërthim ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në sheshin ‘Adem Jashari’ në Mitrovicë, ku kanë pësuar dëme materiale dy lokale që ndodhen aty.

Raportohet se lokaleve i janë dëmtuar xhamat.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.

Sipas Zahitit, nuk raportohet për persona të lënduar, vetëm dëme materiale.

“Rreth orës 03:20, është raportuar se në sheshin ” Adem Jashari” si pasojë e një shpërthimi  janë dëmtuar xhamat e dy kafiterive dhe një dyqani Përveç dëmeve materiale, nuk raportohet për të lënduar, rasti në procedurë hetimore”, tha ai.

Ende nuk dihen motivet e as autorët e sulmit.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published.