Prokurori i Shtetit njofton opinionin publik se, gjatë 24 orëve të fundit me urdhër të prokurorit janë ndaluar katër (4) persona dhe janë paraqitur tri (3) kërkesa për caktim të paraburgimit ndaj katër (4) personave të dyshuar se kanë kryer vepra të ndryshme penale, si dhe një (1) kërkesë për caktimin e masës së arrestit shtëpiak ndaj një (1) personi.
Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit ka ndaluar një (1) person, në kohëzgjatje prej 48 orësh dhe ka ushtruar një (1) kërkesë për caktimin e masës së arrestit shtëpiak ndaj një (1) personi.
Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit, pranë gjykatës kompetente ka parashtruar një (1) kërkesë për caktim të paraburgimit ndaj dy (2) personave.
Prokuroria Themelore në Pejë, gjatë 24 orëve të fundit ka ndaluar një (1) person të dyshuar për veprën penale “Kanosje ndaj personit zyrtar”.
Prokuroria Themelore në Gjilan, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit, ka ndaluar një (1) person në kohëzgjatje prej 48 orëve.
Prokuroria Themelore në Mitrovicë, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar një (1) person dhe ka paraqitur dy (2) kërkesa për caktim të paraburgimit ndaj dy (2) personave.
DTV