Dy persona janë përleshur fizikisht ditën e dielë në Prishtinë.
Policia njofton se gjatë përleshjes dyshohet se ka pasur edhe të shtëna me armë zjarri.
“Prishtinë 11.06.2023 – 19:40. Ka ndodhur një konflikt/ rrahje në mes të dy personave meshkuj kosovarë, ku gjatë konfliktit dyshohet se ka pasur edhe të shtëna me armë. Në vendin e ngjarjes janë gjetur katër gëzhoja”, thuhet në raport.
Policia shton tutje se, viktima i cili ka pësuar lëndime trupore ka pranuar tretman mjekësor, kurse i dyshuari në kërkim policor.
Rasti në procedurë hetimore.
DTV