Mediat kroate e serbe po raportojnë se Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka marrë pjesë në dasmën e djalit të kriminelit të luftës, Vojisllav Sheshel, i cili dikur ka qenë edhe shefi i Vuçiqit.
Në rrjetin social Twitter janë publikuar pamjet ku Vuçiq shihet në një tavolinë me Sheshelin, duke festuar e dëgjuar këngë me motive nacionaliste.
Për këtë ka reaguar edhe avokati nga Beogradi, Çedomir Stojkoviq, i cili ka postuar videon në Twitter dhe ka shkruar se “është turp për njerëzimin që presidenti i Serbisë të dehet së bashku me kriminelin Vojisllav Sheshel”.
“Të dy janë krejtësisht të barabartë.” – ka thënë tutje ai.